Report TV - “Çifti i çuditshëm” i Inis Gjonit ngjitet në Teatrin Kombëtar

2018-05-04 1

?Çifti i Çuditshëm? i dramaturgut të njohur amerikan Neil Simon do të ngjitet në skenë me regji të Inis Gjonit. Regjisorja e intervistuar nga Report TV thotë se nuk e ka pasur të vështirë që t?i hapen dyert e Teatrit Kombëtar.
?Arsyeja pse patëm dyert e hapura është se e para jemi që fëmijë që jemi ngjitur në këto skena, karriera në raport me artin në tërësi është shumë e hershme, por nuk është besoj qëllimi dhe dashamirësia e teartit, është puna, besoj që janë shfaqje të cilat publiku i pëlqen pasi janë shfaqje që kanë lënë gjurmë në teatër si ?10 vjet martesë?, ?Dadot?, ?Vdekja e një mbretëreshe?, ?Mbroni shpellarin?, thotë Inis Gjoni.

Gjoni ua ka besuar rolet Romir Zallës, Gentian Zenelit, Mehmet Xhelilit, Ervin Bejlerit, Besmir Bitrakut e Rozana Radit. Kjo komedi i prezanton publikut një tablo humoristike dhe karaktere të gjalla.

?Ja kamë thënë aktorëve që në momentet e para që nuk është qilimi im që publiku të vijë të qeshi. Është e rëndësishme që publiku të qeshi, por duhet të dali i shplodhur nga teatri. Personazhi duhet të jetë i sinqertë sa më i vërtetë sa më konkret duke mos shkuar me kastile te komedia.?, tregon Gjoni

Skenografia e kuruar me detaje nga Stivi Rapo dhe Inis Gjoni e bëjnë tërheqëse gjatë gjithë kohës komedinë. Mesazhi është i qartë. Martesa në mungesë të harmonisë e kompromisit është e destinuar të mos funksionojë. Po si konceptohet ky fenomen nga regjisorja?

?Sigurisht që unë e mbështes shuam divorcin?, thotë Inis Gjoni.