Katër oficerë të Policisë Gjyqësore kanë ushtruar kontrolle te banesa e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda. Për rreth dy orë, oficerët kanë kontrolluar në apartamentin e Tahirit te "Kodra e Diellit", pranë Komunës së Parisit, ndërsa kanë dalë prej aty rreth orës 16:00.
Oficerët kanë dalë nga banesa e Tahirit me dy valixhet e ekspertizës dhe një zarf të bardhë në duar, ku mendohet se janë sekuestruar prova që vlejnë për hetime lidhur me akuzat ndaj Tahirit, atë të trafikut të narkotikëve apo ryshfetit.
Vetw ish-ministri i Brendshëm e ka ndjekur nga ballkoni kontrollin e banesës nga katër oficerët e policisë gjyqësore. Oficerët janë futur në banesën e deputetit pas autorizimit të Kuvendit një ditë më parë për të kontrolluar banesën e deputetit socialist. Tahiri do hetohet në gjendje të lirë për akuzat për trafik droge me grupin e Habilajve, sipas dosjes italiane në ngarkim të grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në itali.
Zhvillimet minutë pas minute të ngjarjes: