Rama: Investimet e huaja, prioritet i qeverise

2018-05-04 0

Si për të treguar se investimet e huaja janë prioritet mbi prioritet i qeverisë, më shumë se gjysma e kabinetit të tij dhe vetë kryeministri Rama morën pjesë në konferencën e dhomave të të tregtisë, që kishte mbledhur 150 sipërmarrës të huaj dhe 150 vendas.

?Investimet e huaja direkte janë një domosdoshmëri jetike, dhe sot përbëjnë prioritetin e prioriteteve?.

Kryeministri i renditi shumë arsye investitorëve të huaj për të zgjedhur Shqipërinë si parajsa ku ata duhet te investojnë, por këtë vendim sipas tij duhet të marrin pa u informuar në mediat vendase që sipas tij mund të ndikojnë negativisht në vendimarrjen e tyre.

?Me këshillën miqësore që as mos takoni gazetarë, as mos lexoni gazeta, sepse ju pengojnë në të gjithë aparatin tretës.?

Gazetaret dhe media shqiptare sipas kryeministrit të vendit nuk të vetmet që ndikojnë në numrin jo të kënaqshme sipas të gjitha statistikave të investimeve të huaja, por negativisht ndikojnë dhe ambasadorët.

?Shqipëria është një vend ku nuk mungojnë problemet, nëse ju do të dëgjoni sidomos ambasadorët e huaj, të cilët me shumë të drejtë janë shumë kërkues dhe e shikojnë Shqipërinë jo thjeshtë si vendi ku mund të bëhet biznes, por si vendi që duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe duhet të përmbushë një sërë standardesh.?

Kryeministri i garantoi investitorët se shkurtimi i burokracisë, forcim i konkurrencës, rritje e mëtejshme e ekonomisë dhe punësimit real që janë në fokusin e qeverisë së tij do krijohen klimën e përshtatshme për të kthyer sytë nga Shqipëria për të investuar.

/Tv Klan

Free Traffic Exchange