http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka zgjedhur stabilimentin e përpunimit të peshkut në Elbasan, për të treguar se partneriteti publik privat është një nga format më të mira për të nxitur investimet në vend.
?Mund të flasësh pa pushim, mund të mbash një seancë parlamentare vetëm me mesazhet që merr nga vizita në këtë stabiliment. Së pari, ajo që të bie drejtpërsëdrejti në sy, është sesa shumë fuqi dhe sa shumë energji mund të çlirohet, kur shteti dhe privati hyjnë në partneritet me njëri-tjetrin. Partneriteti publik ? privat kaq shumë janë atemuar nga ata, që mbase nuk e njohin Shqipërinë reale, apo nuk kanë vizituar asnjëherë qendra të tilla ekonomike. Në fakt këtu ka provuar se është një skemë, apo një mënyrë bashkëpunimi, e cila ka prodhuar mijëra vende pune.?
Për ministrin, financimet për bujqësinë në vitin e ardhshëm janë të larta, por nevoja është e një orientimi të saktë për investim.
?Duhet t?i orientojmë ne, p.sh në skemën kombëtare të mbështetjes, që vitin që vjen, do jetë më e larta që kemi patur ndonjëherë. Do të jetë rreth 26 milion dollarë, vetëm skema nga buxheti i shtetit. Ndërkohë, që presim të hapet dhe IPARD-I, 93 milion euro program. Pra mundësi financiare kemi të shumta, por duhet t?i adresojmë me shumë zgjuarsi??- tha ndër të tjera në fjalën e tij Ministri Peleshi.
Gjatë viti që vjen, në paketën fiskale është parashikuar heqja e TVSH për pajisjet e mjeteve lundruese që përdoren për peshkim.