Report TV - Futbolli i fëmijëve, Cana prezantohet si ambasador: Detyrë të kontribuoj

2018-05-04 0

Ditën e sotme, Lorik Cana dhe kreu i Federatës së Futbollit Shqiptarë kanë dalë në një konferencë për shtyp. Gjatë kësa konference, u prezantua projekti Grasus, një projekt i dedikuar për fëmijët që dëshirojn të kenë një të ardhme në futboll. Ish-kapiteni Lorik Cana, do jetë ambasadori i këtij projekti të ri. Gjatë konferencës Lorik Cana ka thënë se nëse punojmë me siguri sjellim ndryshime të nivelit të futbollit. "Unë si Lorik përpiqem të jap stimuj. Është një program për ti dhënë një ndryshim futbollit. Duke i nxitur fëmijët të zgjedhin dhe ecin në futboll."

Ti mbajmë me stimujt e futbollit, fondacioni Lorik Cana ka synim të stimuloj fëmijët, në bashkëpunim me federatën, ti mbajmë fëmijët me frymën e sportit. Ka pasur problem për të stimuluar të rinjët. Kemi shumë fëmijë që luajn futboll në lagje, rrugë, kalçeto, ose ata që skano mundësi, kjo është një mundësi e mirë për ata. Mund të bëjm gjëra të mira, rezultatet i presim pas disa vitesh, do të përfshihen meshkuj dhe femra, pa dallim, mezi po e pres këtë moment të shikoj rezultatet.