Ministrja e mbrojtjes Xhaçka ka zhvilluar një vizitë inspektimi në Bazën Ajore të Farkës. Baza Ajrore e Farkës mban peshën kryesore të operacioneve të kërkim ? shpëtimit dhe të situatave të emergjencës në vendin tonë.
Gjatë vizitës në këtë bazë, Ministrja Xhaçka ndoqi një ditë pune të ekipeve të pilotëve e teknikëve, duke u njohur me problematikat por edhe sfidat për të ardhmen, ku objektivi kryesor është kontributi me kapacitet në ndihmë të komunitetit dhe në operacionet e NATO-s.