Baza ajrore e Farkës - Xhaçka: Rritja e buxhetit të Mbrojtjes për blerjen e sistemit radar ajror

2018-05-04 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa dhe mosfunksionimi i radarëve ka shkaktuar debat në skenën politike, ku opozita akuzon se mospërdorimi i tyre ka qënë i qëllimishëm nga ana e qeverisë për të lejuar trafikimin e drogës përtej kufirit. Por Minsitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se me buxhetin e ri prej 400 milionë lekësh, është siguruar fondi për blerjen e sistemit radar ajror. Teksa vizitoi Bazën Ajrore të Farkës, Minsitrja shtoi se në bashkëpunim me Minisrinë e Brendshme do të ketë një monitorim të rreptë edhe të hapësirës detare
Xhaçka: Do të përmirësojmë ndjeshëm çdo njësi e tregues për t?i shërbyer qytetarëve të këtij vendi. Si qeveri e qytetarëve, duhet të ngremë në maksimum vëmendjen dhe kontrollin ndaj çdo fenomeni apo situate. Përmes kësaj rritje në buxhet kemi siguruar fondet e nevojshme për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve shqiptarë në demokraci. Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare. Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhacka-rritja-e-buxhetit-te-mbrojtjes-per-blerjen-e-sistemit-radar-ajror/