Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar punën, për pranadalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, për rikontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që mbajnë armë zjarri pa leje.
Në këtë kuadër gjatë mbrëmjes së djeshme, Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, ku ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka sekuestruar armën e zjarrit me fishek në gojë, gati për qitje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë zbardhen 6 vjedhje, si dhe është goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Për këto ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, armë zjarri, automjete, motorçikleta, lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.