Report TV - Rama sërish sulm medias, thirrje investitorëve:Mos takoni gazetarët

2018-05-04 0

Kryeministri Edi Rama vijon që të mos lëvizë nga qëndrimi i djeshëm për mediat. Edhe sot në aktivitetin për Dhomat e Tregtisë, Rama iu drejtua investitorëve të huaj që të mos dëgjojnë gazetarët.
?Pavarësisht se çfarë thuhet dhe këndohet nëpër frëngjitë e medias, Shqipëria është një vend i sigurt. Mos takoni gazetarë dhe mos lexoni gazeta, pasi iu pengojnë në gjithë aparatin tretës. Kush investon sot në Shqipëri nuk do të pendohet kurrë? deklaroi ai.

Rama dje ofendoi gazetarët pas daljes nga Kuvendi, ndërsa reagimet ishin të shumta kundër tij.

Free Traffic Exchange