Ish-shefi i EURALIUS: Mos vononi Vettingun, dilni sa me pare nga kjo status-quo

2018-05-04 0

Ish shefi i Misionit të Bashkimit Europian ?EURALIUS? Rainer Deville u rikthye sot në Tiranë pikërisht në ditën kur mazhoranca socialiste bllokoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kërkesën e saj për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar për bashkëpunim me klanin Habilaj në trafikimin e tonelatave droge drejt Italisë.

Deville, njeriu që hodhi themelet e reformës së re në drejtësinë shqiptare, nuk pranoi të komentojë rastin e ish-ministrit Tahiri por kritikoi vonesën në krijimin e institucioneve të vetingut.

Rainer Deville: ?Vonesa e procesit tëe vetingut është një risk që ne e kemi identifikuar tashmë prandaj duhet të vijojmë sa më parë konkretizimi dhe të dalim nga status quoja . Kjo është një çështje që pritet me padurim nga shoqëria shqiptare?.

Ish-shefit të ?EURALIUS? iu ndërpre mandati në asistencën për autoritetet shqiptare në implementimin e Reformës në Drejtësi në dhjetor 2016 kohë kur u akuzua nga opozita për përkthimin qëllimisht gabim të ligjit të Vetting -ut, të dërguar nga Gjykata Kushtetuese në Komisionin e Venecias. Krahas Deville, mesazhe të forta kanë dhënë për vetingun kreu i kolegjit të apelimit Natasha Mulaj dhe eksperti Artan Hoxha.

Natasha Mulaj, kryetare e kolegjit të apelimit: ?Ju garantoj se përsa kohë do të jem unë në këtë detyrë nuk do lejoj asnjë ndërhyrje politike, do të jetë një derë e hekurt dhe nuk do të ketë askush mundësi të ndryshojë përmbajtjen e dosjeve?.

Artan Hoxha, dekan i fakultetit të drejtësisë: ?Nëse ne mendojmë që do të jenë ndërkombëtarët që do ta finalizojnë këtë proces apo do të jetë politika që do të sjellë suksesin e reformës në drejtësi, atëherë jemi të gabuar?.