Danjan Ndoka, nipi i Arben Ndokës është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës.
Drejtori i policisë Lezhë, Bledar Çeliku, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka deklaruar rezultatet e një operacioni të përbashkët mes Policisë Lezhë dhe Forcave Rene.
Çeliku bën me dije se në total nga operacioni u arrestuar 20 vjeçari Danjan Ndoka, i cili ishte shpallur në kërkim për ?vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative","Plagosje e rëndë me dashje".
në prangat e policisë ranë edh etet persona të tjerë për trafik lëndësh narkotike.
Gjithashtu do të procedohen penalisht 30 persona për pastrim parash. Si rezultat i finalizimit të operacionit u sekuestruan 385.5 kg lëndë narkotike canabis sattiva, dhe 80 fara bime te lendes narkotike
Konferenca për shtyp e dhënë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Bledar Çeliku