Report TV - 59 vjeçari nga Fushë-Kruja kërkon ndihmë për të marrë KEMP

2018-05-04 1

Një 59 vjeçar nga lagja Kastriot e Fushë-Krujës prej kohesh endet në dyert e zyrave të shtetit pasi nuk po arrin të sigurojë kempin.
Ai banon i vetën që prej 15 vjetësh, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore sa vjen e rëndohet, askush nuk merr parasysh problemet e tij. Mjekët e Fushë-Krujës thonë se 59 vjeçari Gjergj Lata është me çrregullim depresioni e ndërthurur me nuance psikotike.

Gjithasht Lata vuan edhe nga një sëmundje e quajtur "Mielodisplazi" nga e cila duhet të përfitojë kemp, por deri tani nuk i është dhënë kjo mundësi.

Ai jeton në kushte të mjeruara, ndërsa bukën e siguron me çfarë i falin njerëzit. 59 vjeçari është tërësisht i paaft, siç shihet edhe nga pamjet banesa e tij është tërësisht rrëmujë, ndërsa muret e banesës janë të mbuluara nga lagështira

?Jam sëmurë që në ushtri dhe deri më sot jam i sëmurë dhe nuk kam pasur asnjë ndihmë nga shteti. Banoj vetëm dhe nuk kam as ndihmën më të vogël për tu ngritur nga shtrati. Më kanë ndihmuar komshinjtë të afërmit, bamirësi me thënë. Është bërë hera e dytë që mi presin dritat sepse ata kërkojnë parat, por unë nuk i kam. I bëj thirrje institucioneve që mua të më japin atë që më takon sepse jam në gjendje shumë të keqe.?, thotë Gjergji Lata .

Free Traffic Exchange