Report TV - Zbulohet magazina në Sukth si falsifikoheshin ushqime

2018-05-04 5

Një magazinë e falsifikimit të produkteve të ndryshme ushqimore është zbuluar sot në Njësinë Administrative Sukth.
Magazina përdorej për të falsifikuar një sërë ushqimesh, si salcë, turshi, komposto, uthull, etj. Bëhet fjalë për një magazinë të madhe, ku falsifikoheshin lloje të ndryshme produktesh ushqimore. Një pjesë e produkteve merreshin të gatshme dhe u vihej etiketa false, ndërsa mësohet se në magazinë prodhohej vetëm vaj ulliri.

Gjatë inspektimit në këtë njësi, ishte i pranishëm dhe drejtori i AKU Durrës, Sefer Sefa, i cili paralajmëroi tolerancë zero për çdo subjekt që kapet në shkelje. Në fjalën e tij, drejtori deklaroi se ka për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullatës.

?Gjatë inspektimit në Njësinë Administrative Sukth, u gjet një magazinë e tipit stallë, ku bëhej fallsifikimi i produkteve të ndryshme ushqimore. Këto produkte etiketoheshin me etiketa fallco. Aktualisht trupa inspektuese nën drejtimin e Drejtorit Rajonal të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës Z. Sefer SEFA, janë prezent në vëndngjarje.

Unë jam këtu për të vepruar sipas ligjit dhe për të menduar për shëndetin publik e cila është pjesa më e rëndësishme e institucionit të cilin përfaqësoj, për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigrozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore.

Free Traffic Exchange