Report TV - Gjirokastër, sherr për murin kushëriri vret burrë dhe grua

2018-05-04 0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Gjirokastrës. Burrë dhe grua janë ekzekutuar me armë zjarri pas një sherri me kushëririn e tyre, që ishte edhe fqinj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Palorto?, viktimat raportohet se janë Aleko 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeçe, ndërsa autori është Apostol Kosta kushëriri i parë. Autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi ekzekutoi çiftin. Aktualisht ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rëndë.

Në banesë në momentin e vrasjes ka qenë edhe djali i çiftit, 19 vjeç. Sherri mes kushërinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:25 për një territor të vogël dhe mur ndarës mes banesave të tyre, ndërsa në fund janë ndarë me plumba. Nga të dhënat e para mësohet se dy familjet kishin përfunduar pak kohë më parë edhe gjyq për pronën që kishin konflikt.

Autori mësohet se ka qenë shofer para disa kohësh në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ndërsa konflikti për murin ndarës vijonte prej disa vitesh.

Report Tv ka mësuar edhe fjalët e para të autorit pas vrasjes së dyfishtë. Apostol Kosta është shprehur ?Jam penduar, më mirë të kisha vdekur vetë sesa shpëtova? mësohet se ka thënë ai. Policia ka nisur hetimet, por për grindjen mes kushërinjve të parë ishte në dijeni.