Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tregjet financiare ende mbeten fusha pak të njohura nga shqiptarët! Ndaj Autoriteti i Mbikëqyrjes financiare, i ka dhënë jetë nga Universiteti i Durrësit një nisme për rritjen e besimit të konsumatorit apo investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje
Drejtori i përgjithshëm i AMF, Ervin Koçi gjatë një leksioni të hapur në fakultetin e biznesit në Universitetin ?Aleksandër Mosiu?, e vuri theksin tek nisma për edukimin financiar në një kohë që sipas tij vihet re mungesa e e informacionit
Koçi: Synimi ynë është që në një të ardhme të afërt, produktet financiare, sigurimet vullnetare, fondet e pensioneve, fondet e investimeve, të jenë pjesë e jetës sonë ekonomike dhe të bashkëjetojmë natyrshëm me të.
Me qëllim rritjen e edukimit financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit, AMF ka krijuar një drejtori të posaçme si pjesë e strukturës së re, ndërsa ka nisur edhe zbatimin e strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/edukimi-financiar-i-shqiptareve-amf-nis-nga-durresi-fushaten-kombetare/