Prokuroria italiane Antimafia mbështet ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor

2018-05-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria Antimafia në Itali jep mbështetjen e saj për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor në Shqipëri, për të koordinuar shkëmbimin e informacionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, trafikun e drogës dhe migracionin e paligjshëm.
Këtë fakt e bëri të ditur zv/Prokurori i Antimafias Del Prete gjatë takimit që pati me Ministrin e Brendshëm Shqiptar gjatë vizitës zyrtare të tij në Itali.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës së tij në Itali, u prit edhe nga Ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti, me të cilin bisedoi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh e rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe masat kundër migracionit të paligjshëm si edhe ranë dakort për një tjetër takim të afërt midis tyre, për të diskutuar projekte të tjera me interes për dy vendet, si dhe në kuadrin rajonal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-italiane-antimafia-mbeshtet-ngritjen-e-qendres-rajonale-te-bashkepunimit-policor/

Free Traffic Exchange