Report TV - Pas ankesës së banorëve në Report TV, OSHEE heq kabllin elektrik

2018-05-04 0

Report TV dje ka ndjekur një problem të disa banorëve në Sarandë. Banorët e një pallati në rrugën Mitat Hoxha në Sarandë prej shumë kohësh kishi kërkuar ndihmë për heqjen e një kabulli elektrik që u rrezikonte jetën. Pa kaluar 24 orë nga transmeti i kësaj kronike, ka reaguar zyra e OSHEE në Sarandë e cila ka bërë të mundur largimin e kabullit që rrezikonte jetën e banorëve.
Deje Report tv ka transmetuar një kronikë ku një qytetar nga Saranda prej disa kohësh kishte kërkuar ndihmën e elektrikut për një kabull të zbuluar i cili rrezikonte jetën e banorëve të pallatit. Në ankesën e tij qytetari Thimio Thoma thot se ka shkuar disa herë në zyrat e oshee, por askush nuk ka marrë masa për heqjen e kabullit.

?Kablli është në dy pozicione i zhveshur dhe jam ankuar për këtë problem dy tri herë dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Siç po e shikoni kjo është një situatë shqetësusese për mua, për familjen time dhe për të gjithë pallatin. Tani vjen periudha e dimrit dhe ndodhin shkarkesa elektrike dhe siç po e shikoni se këtu ndodhet një gjendje shumë e vështirë.Bisedova me inxhinierin dhe më dha afat deri në fund të javës se kablli do të hiqet. Jam në pritje?-Ka shprehur shqetësimin Thimoi Thoma dje për Report TV.

Por pas ankesës dhe transmetimit të kësaj kronike i menjëhershëm ka qen reagimi i OSHEE në Sarandë. Punonjësit e këtij institucioni ka shkuar dhe kanë hequr kabllin që rrezikonte jetën e banorëve në pallatin që ndodhet në rrugën Mitat Hoxha të Sarandës.

Free Traffic Exchange