Report TV - Sengel:Ja pse balsamosa 200 minj ​për 'Ditët e fundit të njerëzimit'

2018-05-04 1

200 minj të bardhë kanë ?pushtuar? katin e tretë të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Përmes balsamosjes në 44 skena interpretimi, artistja e talentuar austriake, Deborah Sengl, ka ngritur ekspozitën ?Ditët e fundit të njerëzimit?.
Prezantimi i ekspozitës, që do të qëndrojë e çelur deri me 25 nëntor, u bë këtë të mërkurë në praninë e ambasadorit të e Republikës së Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.

Sengl ka pasur dhjetëra motive për të zgjedhur minjtë si lëndë të parë të veprës së saj të artit.

?Zgjodha minjtë, sepse këta minj shumicës së njerëzve u kallin tmerr dhe frikë, për disa janë shumë të neveritshëm. Minjtë në të vërtetë janë më të ngjashmit gjenetikisht me njeriun. Po kaq të ngjashëm me njeriun janë ata edhe për qëndrimin në grupe shoqërore. Nga ana tjetër, miu është kafsha ku bëhen më shumë eksperimente shkencore për si shërimin e sëmundjeve të njerëzve, si për kozmetikën apo probleme të tjera gjenetike. Është kafsha më e përdorur dhe që popullon më shumë tokën.?, tha Deborah Sengl.

Deborah Sengl ka krijuar një instalim që kombinon historinë, letërsinë dhe artin bashkëkohor në një stil unik të artit figurativ.

?Unë kam ngjitur në skenë veprën më madhe të letërsisë austriake të shkruar nga Karl Kraus. Kraus e kam interpretuar artistikisht me fragmente dhe dialogë të skenave që janë në testin e tij letrar. Skulpturat që shoqërohen nga skenat, vizatimet dhe pikturat janë një interpretim origjinal që i bëj historisë. Më intereson historia dhe gjithmonë më ngacmon ndërgjegjen ajo që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore. Jam kritike ndaj luftës?, tha Deborah Sengl

Free Traffic Exchange