Sipas llogarive që ka bërë Ministria e Financave taksa e re mbi pasurinë nuk do të krijojë fatura të rënda për xhepin e qytetarëve. Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në këtë institucion thotë se barra fiskale nga rikonceptimi i këtij tatimi ndryshon me një nivel mesatar nga 500 lekë në 2200 lekë të rinj në vit. Ai sqaron se përjashtim nga këto shifra bëjnë sigurisht të pasurit, të cilët tashmë do të paguajnë edhe 7 mijë apo 8 mijë lekë.
?Barazia vertikale, pra ai që zotëron një shtëpi me vlerë shumë të lartë, do paguajë dicka më shuam se ai që zotëron një shtëpi me vlerë më të ulët.?
Taksa e pasurisë do të fillojë të mblidhet në të gjithë Shqipërinë përmes kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Për këtë shërbim, OSHEE do të marrë 2% të të ardhurave.
?Derisa të popullohet tërësisht kadastra fiskale, që pushteti vendor të mund të përdorë metoda alternative.?
Vitin e ardhshëm ministria e Financave pret të përmirësojë edhe zinxhirin e mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar duke përdorur një sistem kompjuterik që ta gjurmojë atë. Kjo nisëm nuk do të bëhet në partneritet me privatin, por do të jetë investim i buxhetit të shtetit.
?Të ndërtohet një sistem i cili do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që të gjurmojë deri në fund përdorimin e kastës regjistruese dhe qarkullimin që realizohet.?
Në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar do të përjashtohen bizneset me xhiro deri në 2 milion lekë. Për vitin e ardhshëm llogariten afro 9 mijë sipërmarrës që duhet të jenë pjesë e këtij zinxhiri, ndërsa 60 mijë do të vijojnë të shesin pa TVSH.
Tv Klan