Ish-kreu i Burgjeve, Artur Zoto, nuk ja del të fitojë lirinë, edhe Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi ndaj tij masën e arrestit me burg këtë të mërkurë. Zoto qëndron në qeli prej më shumë se 7 muaj pasi u vu në hetim nga prokuroria për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Vetë zoto e ka mohuar këtë akuzë, por përpjekjet e tij për t?iu shmangur qelisë dhe për tu hetuar në gjendje të lirë kanë dështuar. Zoto kërkoi zëvendësim mase sigurie nga shkalla e parë e krimeve të rënda, nga apeli i krimeve të rënda gjykata të cilat i rrëzuan kërkesat e tij.
Në të njëjtën mënyrë duke i rrëzuar kërkesën Artur Zotos u shpreh dhe kolegji penal i gjykatës së lartë këtë të mërkurë. Aktualisht Zoto po gjykohet tek krimet e rënda dhe në procesin ndaj tij janë ftuar të dëshmojë dhe ish-vartësi i Zotos, Iliaz Labi, i cili është po ashtu i pandehur por në gjendje të lirë.
Labi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në këtë proces, ndërsa pas deklarimeve të tij për korrupsion në tenderat e ushqimeve u prangos më pas dhe eprori i tij në atë kohë Artur Zoto.