Ora News - Përmbytjet, krijohen rezervat për përballimin e emergjencave civile

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës krijon rezervat e qytetit për përballimin e situatave të emergjencës. Ky insitucion ka ngritur Magazinën e Emergjencave, me një fond të veçantë ushqimesh dhe veshmbathjesh, të cilat do të shërbejnë për t?i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në raste shirash, përmbytjeve apo situatave të caktuara.
Veliaj: ?Për gjënë më të vogël themi ku është shteti, ku është qeveria. Sigurisht shteti, qeveria, ushtria janë aty, por jo për çdo thes miell, jo për çdo dyshek, jo për çdo paketë higjieno-sanitare. Besoj se duke dhënë shembullin të parët, si bashkia e parë nga 61 që stabilizon emergjencat civile të qytetit për të përballuar nevojën për ndihmë të disa qindra qytetarëve, besoj se shumë bashki të tjera mund ta bëjnë këtë, si një masë paraprake përpara se të shkojmë tek emergjencat civile shtetërore, përpara se të shkojmë tek ushtria dhe tek qeveria?
Veliaj i bëri thirrje të gjitha bizneseve apo shoqatave të ndryshme që të kontribuojnë për ta bërë Tiranën një qytet më solidar e më social.
Veliaj: ?Nuk mjafton të jesh biznes i suksesshëm, nëse këtë sukses nuk e ndan, sidomos në ditën e nevojës, me ata që janë në situatë të vështirë. I falenderoj me zemër për bujarinë e tyre dhe për faktin që rezervat e qytetit të Tiranës janë gjithmonë plot. Teksa përballojmë nevoja të ndryshme, gjithmonë ri-furnizohemi për t?u siguruar që dita e nevojës na gjen në gatishmëri të plotë?
Një shembull i ngjashëm solidar është ai i një viti më parë ku 200 qytetarë në situatë rruge gjetën një strehë dhe ushqim pranë qendrave sociale të bashkisë. Magazina e Emergjencave është një vend ku mund të ruhen donacionet e shumta që ofrojnë shumë qytetarë apo biznese e organizata, të cilat do t?u shpërndahen më pas qytetarëve sipas nevojave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-krijohen-rezervat-per-perballimin-e-emergjencave-civile/