Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonat e thella të Dibrës, Kukësit, Elbasanit dhe Tiranës nxënësit mësojnë në 3000 klasa kolektive. Kjo për shkak të lagësisë dhe numrit të ulur të nxënësve në këto zona. Drejtorja e Arsimit parauniversitar Zamira Gjini tha se në këto ambiente u kryen inspektime për të plotësuar nevojat emergjente.
Në vendet e thella rurale ka 3000 klasa kolektive ku nxënësit bëjnë mësim të një njëjtin ambient pavarësisht nivelit të tyre. Një shqetësim ky i ngritur vazhdimisht nga prindër dhe ekspertë të arsimit që sipas tyre ndikon në uljen e nivelit të dijes. Ministria e Arsimit bashkë me Drejtoritë Arsimore ka inspektuar klasat për të parë nga afër gjendjen e tyre, dhe për të dalë me një raport mbi nevojat emergjente.
Zamira Gjini: Mësimi në këto klasa zhvillohet ndryshe nga klasat e tjera ndaj duhet ofruar trajnim në lidhje me metodat e mësimdhënies në këto klasa. Mësimi dixhital, nëpërmjet platformave online ku nëpërmjet ndoshta një ekrani televiziv dhe platformës online, nxënësit e klasave në këto shkolla të shikojnë një orë mësimi të zhvilluar nga një mësues që është profesionist që ofron mësim cilësor. Shpjegimin e një lënde të caktuar të fizikës apo kimisë nëpërmjet platformës dixhitale.
Drejtorja e arsimit parauniversitar Zamira Gjini, tha se mësuesit që shkojnë në zonat kaq të thella janë heronj, ndërsa sjell edhe shembulj të vendeve më të zhvilluar ku kanë këtë problematikë.
Zamira Gjini: Në fakt isha në një vizitë studimore në Niece të Francës dhe një nga përvojat që ndava atje është a ka klasa kolektive në Francë dhe si menaxhohet mësimi në to. Dhe atje kishte në cdo fshat klasa kolektive. Janë klasa që ekzistojnë për shkak të infrastrukturës, si dhe këtu.
Situata paraqitet problematike në qarqet Dibër, Gramsh, Elbasan dhe Tiranë. Klasat kolektive krijohen për shkak të largësisë të zonave të thella rurale dhe numrit të paktë të nxënësve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nxenesit-e-niveleve-te-ndryshme-mesojne-ne-klasa-kolektive/