Report TV - Vrasja në Gjirokastër,pasi s’plasi granata,autori mori automatikun

2018-05-04 2

GJIROKASTER-Autori i vrasjes së dyfishtë Apostol Kosta fillimisht pas sherrit me kushëririn e tij për murin rrethues i ka hedhur një granatë në banesën e tij.














Por kur ka parë që granata nuk ka shpërthyer, ai ka marrë automatikun duke qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur në vend, Aleko dhe Afërdita Kostën.



Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer, pasi brenda në banesa ka qenë djali i vetëm i çiftit që u vra. Për të çaktivizuar granatën në Gjirokastër në banesën e çiftit ka shkuar RENEA nga Tirana.

Granata është çaktivizuar, ndërsa aktualisht autori ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ai pasi ekzekutoi çiftin tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u transportua në Tiranë.

Sipas gazetarit të Report Tv, djali i autorit tentoi dy herë që t?i hiqte armën nga duart, por Apostol Kosta ka qëlluar në drejtim të vetës duke tentuar vetëvrasjen, por mbeti i plagosur.