Deville: Pakt i ri për “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që reforma në drejtësi të ecë më shpejtë, e për pasojë rezultate të jenë të prekshme, ish-kreu i Misionit Euralius, Ranier Deville këshillon një pakt të ri politik. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese ishin një hap i madh ne realizimin e reformës më të madhe legjislative ne Shqipëri.



?Në vitin 2017 progresi në reformën e drejtësisë nuk ka qenë me të njëjtin hap me atë të një viti më parë dhe ecuria nuk ka qenë aq bindëse. Kemi nevojë për prioritete të reja për reformën në drejtësi. Ne nuk kemi më frymën e reformës. Duhet të gjendet një marrëveshje mes shqiptarëve dhe të gjendet motori që mungon, sepse kemi nevojë për atë mrekulli, atë frymë bashkëpunimi të mëparshme. Reforma nuk i përket vetëm një personi apo vetëm një partie, por gjithë popullit. Nuk duhet që shqiptarët të shikojnë tek ndërkombëtarët, por të bëjnë punën e tyre. Duhet që vetë Shqipëria të realizojë reformën dhe të funksionojë si shtet.?



E sa i takon zbatimit të ligjit të Vettingut, Deville pohon se vonesat ishin të parashikuara që në nisje të hartimit të draftit. Fakt i cili faktohet edhe nga goditjet që i janë bërë në Gjykatën Kushtetuese, e cila vijon shqyrtimin e ankimimit të Unionit të Gjyqtarëve.



?Ne e kishim menduar që në fillim që ligji për Vettingun do të kishte vonesa. Por ligji është hartuar nga ekspertët më të mirë dhe me ekspertizën e Komisionit të Venecias. Procesi ka një vit vonesë, ndërkohë që duhet t?i afrohej fundit. Edhe ekipi i ONM-së ka ardhur me vonesë. Vettingu nuk është një proces të shpëtojë miqtë. Nëse keni një dosje për nje person në hetim, ajo duhet t?i kalojë gjykatës.?



Ranier Deville risolli në vëmendje rëndësinë e reformës në drejtësi, pasi zbatimi i saj do t?i hapte rrugë negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.