Report TV - “Tahiri” Basha: Kuvendi vendosi një rekord të zi, qeveria ka rënë

2018-05-04 0

Pas rrëzimit të kërkesës së prokurorisë nga shumica për arrestimin e Tahirit, fjalën në Kuvend e ka marrë Lulzim Basha që nuk i ka kursyer akuzat ndaj Ramës për mbrojtje të ish-ministrit dhe krimit.
Basha u shpreh se është hera e parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri që rrëzohet kërkesa e prokurorisë për t?i hequr mandatin një deputeti.

?Sot Kuvendi vendosi një rekord të zi, hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit. 24 deputetëve Kuvendi u ka hequr imunitetin, të majtë dhe të djathtë, në pushtet dhe në opozitë, për akuza të rënda, të lehta dhe qesharake.

Por arsyeja ka qenë e thjeshtë, me të mirat dhe të këqijat e tij kanë respektuar parimin e i takon drejtësisë që të vendosë.

Dy miqtë të mi të huaj darkuan në një nga restorantet e Tiranës, dy tavolina kishin deputetë të PS, pinin puro dhe darkonin me verë nga më të shtrenjtat, ditën që Këshilli vendosi që të mos i hiqte imunitetin Tahirit.

Sot me këtë votë keni mbrojtur veten tuaj, e kthyet trëndafilin e partisë në lule të hashashit. Kjo qeveri ka qenë, është e vdekur? deklaroi Basha.