Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një krim i dyfishtë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Gjirokastrës.
Dy persona, burrë e grua janë vrarë me armë zjarri nga kushëriri i tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Palorto? të qytetit. Sipas informacioneve të para të policisë shkak dyshohet një konflikt pronësie me kushëririn e tyre.
Mësohet se viktimat janë Aleko dhe Afërdita Kosta 66 dhe 49 vjeç, ndërsa autori është Apostol Kosta 70 vjeç, i cili pasi i ka kryer krimin ka qëlluar edhe veten, duke u plagosur.
Një palë shkallë të ndërtuara nga Apostol Kosta që dilnin 4 metra në oborrin e kushërit të parë janë shkaku i ngjarjes.
Konflikti i hershëm për një palë shkallë-Çështja kishte marrë zgjidhje ligjorë në gjykatë vetëm pak ditë më parë, ku ishte vendosur që 70 vjecari të prishte shkallën që nisnin nga brenda oborrit të tij po dilnin në atë të fqinjit kushëri.
Debati ka qenë i hershëm, por mbrëmjen e së martës ka përshkallëzuar ndjeshëm, derisa Apostol Kosta në orët e para të mëngjesit shkrepi breshëri kallashnikovi ndaj cifti të bashkëshortëve në oborrin e banesës.
Autori kishte hedhr edhe një granatë-I moshuari ka hedhur drejt banesës së kushëririt edhe një granatë e cila fatmirësisht nuk ka plagosur.
E gjitha ka ndodhur në pak minuta, ndërsa në banesë ndodhej djali nga martesa e parë e Afërdita Kostës.
Aleks dhe Afërdita Kosta, ishin një cift i njohur në qytetin e Gjirokastrës. Ai ishte një muzikant i njohur ndërsa ajo mësuese
?Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë). Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryej vetvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie?, sqaron policia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjirokaster-vriten-dy-persona-me-arme-zjarri-viktimat-jane-burre-e-grua/