Report TV - Kryemadhi: Tahiri të arrestohej mazhoranca i dha pushtet krimit

2018-05-04 0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se ka votuar pro kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
? Unë kam votuar pro kërkesës së Prokurorisë. Kam votuar për të rinjtë dhe të rejat që presin diçka?, është shprehur ajo, duke shtuar se sot votat e sotme vërtetuan se krimi ka kapur mazhorancën.

?Votimi i sotëm vërtetoi se krimi ka kapur mazhorancën. Vërtetoi se fjalët e Habilajve se 74 mandatet janë blerë me paratë e drogës janë të vërteta?, u shpreh Kryemadhi e cila shtoi se sot mazhoranca vërtetoi se kishte frikë nga e vërteta.