Ndryshon mendje qeveria lidhur me përfshirjen e biznesit të vogël në sistemin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ka qenë vetë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka lajmëruar, në një takim me anëtarët e Dhomës Amerikano-Shqiptare të Tregtisë, se bizneset që realizojnë më pak se 2 milionë lekë xhiro në vit nuk do të hyjnë në TVSH. Megjithatë, kjo përfaqëson një ulje të nivelit, nga 5 milionë që është aktualisht. Ministri ka deklaruar se deri tani kanë hyrë në skemë 9 mijë biznese, ndërkohë, si pasojë e kontrolleve të aksionit anti-informalitet, 920 sipërmarrje ndryshuan përgjegjësinë tatimore. ?Nuk duam t?i bezdisim bizneset me vizita të shumta. Një vit më parë, kemi futur instrumentin e vetëkorrigjimit. Instrument demokratik për administrimin e taksave. Kemi qasje më miqësore me biznesin?, tha Ahmetaj.