Report TV - Gjirokastër, sherr për murin kushëriri vret burrë dhe grua

2018-05-04 0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Gjirokastrës. Burrë dhe grua janë ekzekutuar me armë zjarri pas një sherri me kushëririn e tyre, që ishte edhe fqinj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Palorto?, viktimat raportohet se janë Aleko 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeçe, ndërsa autori është Apostol Kosta kushëriri i parë. Autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi ekzekutoi çiftin. Aktualisht ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rëndë.

Në banesë në momentin e vrasjes ka qenë edhe djali i çiftit, 19 vjeç. Sherri mes kushërinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:25 për një territor të vogël dhe mur ndarës mes banesave të tyre, ndërsa në fund janë ndarë me plumba. Nga të dhënat e para mësohet se dy familjet kishin përfunduar pak kohë më parë edhe gjyq për pronën që kishin konflikt.

Autori mësohet se ka qenë shofer para disa kohësh në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ndërsa konflikti për murin ndarës vijonte prej disa vitesh.

Free Traffic Exchange