Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debat i ashpër për fatin e Tahirit në 360 gradë
Emisioni 360 gradë i Artur Zhejit në Ora News u fokusua te votimi i sotëm i kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që mund të vulosë fatin politik të shumicës. Të ftuarit u përfshinë në debate të ashpra dhe akuza rreth qëndrimeve të shumicës dhe kryeministrit në rastin Tahiri.
Depuetet e PS Elisa Spiropali dhe Ermonela Felaj, e cilësuan qëndrimin e PS në këtë rast si një standard të ri, ndërsa u përpoqën të theksonin se opozita e sotme kishte pasur qëndrime shumë më të ashpra ndaj prokurorisë në raste të ngjashme.
Spiropali: Në opinionin tonë, me atë paraqitje farsë dhe qesharake në komisionin e mandateve që ishte në sy të publikut, nuk ishte fshehurazi. Nuk ishte pas dyerve të mbyllua. E tha me gojën e tij prokurori dhe unë nuk jam këtu për të gjykuar ata po për të thënë që ky ngut kaq i madh, i pakuptuar.
Në krahun tjetër Ervin Salianji, deputet i PD, sulmoi shumicën dhe kryeministrin se ishin duke mbrojtur Tahirin dhe sulmuar prokuorinë. Salianji tha se votimi do të tregonte nëse PS ishte për reformë në drejtësi apo kundër saj.
Salianji: Nesër do vendoset nëse 4 vjet propagandë dhe një muaj e kusur fushatë, kryeministri dhe fushata që e mbajtën gjithë kohës, Vettingu, Drejtësia pa u interesuar nëse kanë bukë, nëse kanë transport etj, a do të bëhet apo jo.
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputet i LSI-së, thotë në "360 Gradë" në Ora Neës, se kërkesa e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte shumë e rëndë për shkak të akuzave. Por Naço mbrojti qëndrimin e tij për të votuar pro, duke theksuar se parlamenti nuk mund të merrte rolin e gjykatës dhe se për këtë arsye kërkesa e prokurorisë duhej miratuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/puntate/360-grade-nga-artur-zheji-a-do-lejohet-arrestimi-i-saimir-tahirit/