Ora News - Tahiri thotë fjalën e fundit para vendimit të Kuvendit: Rruga ime s’ndalet

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në orën 10: 12 Kuvendi është mbledhur për të vendosur nëse duhet hequr imuniteti dhe autorizohet prokuroria për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri.

Ish ministri i Brendshëm dyshohet nga prokuroria  se ka lidhje me organizatën italo shqiptare që u godit në Catania të Italisë.

I pari që e mori fjalën ishte deputeti  Saimir Tahiri i cili deklaroi se çfarëdo vendimi që do të merrte kuvendi nuk ndalte dot rrugën e tij për të gjetur drejtësi. 

Tahiri: Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar. Kështu që unë do jua kursej çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur, askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë aq më pak e mbi të gjitha nuk pres ta gjej të drejtën time dhe të vërtetën time këtu në Parlament, po aty ku më takon para drejtësisë dhe para qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin cilido qoftë, rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot.

Nga ana tjetër PD po proteston në Kuvend me pankarta në duar ku shkruhet: "Qeveria e drogës qeveria e krimit"

Aktualisht deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj po lexon raportin e hartuar nga opozita PD e LSI që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit. 

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kuvendi-vendos-sot-per-ish-ministrin-tahiri/

Free Traffic Exchange