Kusheriri vret burre e grua e qellon veten

2018-05-04 0

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një i moshuar ka vrarë fqinjët dhe kushërinjtë e tij mëngjesin e së mërkurës pas një konflikti pronësie.

70-vjeçari Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me kallashnikov mbi Aleko dhe Afërdita Kosta, 66 dhe 49 vjeç. Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 7:25 të mëngjesit të sotëm.

Çifti i bashkëshortëve u gjet pa jetë në banesën e tyre në lagjen Palorto, ndërsa autori i krimit ka qëlluar edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të krimit./tvklan.al