Report TV - Sherr mes kushërinjve, burrë dhe grua vriten në Gjirokastër

2018-05-04 2

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Gjirokastrës. Burrë dhe grua janë ekzekutuar me armë zjarri pas një sherri kushëririn e tyre, ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Palorto?.
Viktimat raportohet se janë Leko dhe Afërdita Kosta, ndërsa autori është Apostol Kosta kushëriri i parë. Autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi ekzekutoi çiftin. Aktualisht ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde.

Sherri mes kushërinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth oës 07:25 për një territor të vogël mes banesave të tyre, ndërsa në fund janë ndarë me plumba. Burrë e grua humbën jetën në vend, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.