Report TV - Punimet në aksin Shkodër-Velipojë drejtuesi i punimeve: S'ka probleme

2018-05-04 1

Punimet për rikonstruksionin e rrugës Shkodër - Velipojë po vijojnë me ritëm të kënaqshme. Data e përfundimit të punimeve është përcaktuar në Nëntor të vitit 2018, por shpresohet që këto punime të përfundojnë para sezonit turistik të vitit të ardhshëm.
Një gjë e tillë pohohet nga Fatjon Pashi, drejtor i punimeve në ?Lotin e 3? që përfshin aksin nga Harku i Berdicës deri në fshatin Baks. Pashi theksoi gjithashtu se nuk ka pasur probleme me shpronesimet.

Loti 3 i rrugës së Velipojës është një nga 3 lotet që po punohet në këtë aks rrugor dhe është rreth 8 km i gjatë. Projekti për rikonstruksionin e rrugës Shkodër - Velipojë do të përfundojë në fshatin Baks.