Report TV - Klosi hapi edicionin e 5 të Festivalit të Filmit Mjedisor të Shqipërisë

2018-05-04 0

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, hapi edicionin e pestë të Festivalit të Filmit Mjedisor të Shqipërisë (EFFA 2017). Në një ceremoni të organizuar në Sheshin e Pazarit të Ri në Tiranë, ministri Klosi përshëndeti organizatorët, pjesëmarrësit dhe mbështetësit e këtij festivali që tashmë po kthehet në traditë.
Në fjalën e tij Ministri Klosi e vuri theksin në dy aspekte mjaft të rëndësishme të politikës mjedisore; ashpërsimi i ligjit për këdo që kryen një krim mjedisor dhe edukimi masiv i të rinjve për të përgatitur një shoqëri që të mbajë të pastër Shqipërinë.

Duke folur për ndotjen mjedisore, ministri Klosi u shpreh se janë duke u ashpërsuar masat penale për ata që kryejnë krim mjedisor dhe që të kuptojnë që si për çdo krim tjetër janë nën presionin e shoqërisë dhe nën gjykimin e ligjit. ?Ai që ndot mjedisin ndot pasurinë tonë të përbashkët, bën një krim mjedisor dhe ai duhet të dënohet?- tha ministri i Turizmit dhe i Mjedisit.

Duke u ndalur konkretisht tek aksioni mbarëkombëtar ?Për një Shqipëri të pastër? ministri Klosi ftoi qytetarët që të bashkohen në përpjekjet institucionale për të ndërtuar mbi të gjitha, kulturën e mirëmbajtjes së pasurisë së përbashkët, mjedisin.

Ky është edicioni i pestë i Festivalit të Filmit Mjedisor të Shqipërisë që mbahet në datat 24-28 tetor 2017 dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj mjedisit. Këtë vit marrin pjesë artistë nga Shqipëria dhe 30 vende të tjera të botës me 58 filma mjedisorë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë.