Ora News – Alibeaj: Nesër humb imunitetin dhe moralin politik Edi Rama

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi do të votojë nesër kërkesën e prokurorisë për hetimin dhe arrestimin e ish -ministrin Saimir Tahiri.
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e cilëson seancën e nesërme një test për qeverinë dhe moralin e saj politik.
Alibeaj: Nuk është se vendos ligji, drejtësia, interesi publik për të bërë drejtësi, vendos politika, vendosin kartonat, shumica. Saimir Tahirit nesër nuk do ti hiqet imuniteti dhe kjo është pengesa më e madhe që do ti vendoset drejtësi, drejtësi nuk do të bëhet. Ka ndodhur deligjitimimi i qeverisë. Nëse kjo çështje testonte dikë dhe testonte për diçka, kjo dikë ishte qeveria dhe ajo diçka ishte moraliteti politik.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Alibeaj thotë se e gjithë qeveria është kapur në krim të organizuar.
Alibeaj: Qeveria e gjitha është kapur në krim të organizuar dhe në korrupsion dhe nuk është kapur vetëm një Ministër. Këtu është kapur Kryeministri. Pasi ai që quhet krim i madh për të cilën akuzohet ky Ministër nga prokuroria shqiptare me prova të mbledhura nga administrata gjyqësore italiane është fakti që ky vend prej katër vitesh është kthyer në një parcelë të madhe kanabisi. Po kultivohej një potencial i madh kriminaliteti që plasi, dhe që ka përfshirë dhe qeverinë. Është instruktuesja, frumëzuesja, aktore në vetë të parë. Shqiptarët do të shohin nesër fatkeqësisht sesi pushteti ju është ozurpuar nga kjo mazhorancë, janë materialet ato që tregojnë se vetëm një Ministër përdor për zgjedhje 20 milion euro për të blerë vota, mandate, për të blerë pushtet. Nesër do të tregohet kryeneçësia.
Sipas deputeti demokrat, Rama pasi e largoi Tahirin nga formacioni politik i PS, duhet ti hapte rrugë drejtësisë për të bërë punën e saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alibeaj-neser-humb-imunitetin-dhe-moralin-politik-edi-rama/