I ftuar në studion e Report tv deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka komentuar situatën e fundit në vend, por dhe ka analizuar aktualitetin politik në vend, parë me syrin e një ish-drejtori të Drejtorisë së Pastrimit të Parave.
Gjatë bisedës së studio ai ka theksuar se Partia Socialiste inkurajon hapur Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të hetoj çështjen e përgjimeve të dosjes ?Habilaj?, por ka theksuar se subjekti politik në fjalë, nuk është dhe nuk do të jetë pengesë asnjëherë e e organeve të drejtësisë dhe të një hetimi gjithpërfshirës të bazuar në kushtetutë dhe norma të drejta sikurse e parashikojnë ligjet konkrete.
Ish-drejtori i Drejtorisë së Pastrimit të Parave, tha se nuk përjashtohet mundësi se oficerët e Guardia di Finanza, të kënë ardhur në Shqipëri me prova dhe fakte të reja në lidhje me pasurinë e dosjes së ?Habilajve?.
?Ka një bashkëpunim të kahershëm me Guardia di Finanza përherë ka patur oficerë në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas marrëveshjes dypalëshe që kemi. Natyrisht që ardhja e këtyre dy oficierëve mund të ketë të bëjë me rastin kryerjen e veprimeve hetimore të mëtejshme nga autoritetet italiane për rastin e ?Habilajve?, nuk është ndonjë cudi të jetë kështu, por nuk kam informacion të detajuar për këtë rast?-thotë ai.
Gjithashtu Hyseni është ndalur dhe tek veprimet e Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, sipas tij prokuroria është ngutur me veprimet përe të kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Ai tha se nesër në parlament do të votohet raporti që është në përputhje me rregulloren dhe kushtetutën e vendit, ndërsa theksoi se kjo që po ndodh nuk e dëmton aspak imazhin e Partisë Socialiste.