Stop - Denoncimi babait, që i morën djalin, psikologia pa licensë profesionale! (24 tetor 2017)

2018-05-04 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Javën e kaluar ?Stop? transmetoi denoncimin e Ajet Patozit, të cilit gjyshërit i kishin marrë djalin e vogël me dokumenta të falsifikuara, pas vdekjes së të shoqes. Sot sjellim ndryshimin e certifikatës së lindjes për Aleksandrosin e vogël. Po kështu në një reagim zyrtar, Urdhri i Psikologut, sqaron, se Brunketa Zoto, psikologia, që hartoi raportin për vogëlushin, nuk rezulton anëtare e Urdhrit dhe nuk ka licensë profesionale. Rasti, thuhet në deklaratë, do t?i përcillet Komisionit të Gjykimit Disiplinor dhe do t?i nënshtrohet procedurave të hetimit profesional.