Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lezha ka përkujtuar 146-vjetorin e lindjes së poetit, intelektualit dhe politikanit shqiptar At Gjergj Fishta.
Aktiviteti në fshatin Fishtë nisi me mbjelljen vullnetare të disa pemeve nga fëmijët në këmbim të të cilave u dhuruan libra me poezi të Fishtës.
Altin Prenga: ?Mbjellja e pemëve është pak a shumë e njëjta gjë sikur ti dhurosh një libër një fëmije, pastaj ti mbjell dije tek ai fëmijë dhe me kohë vijnë fytet e dashamirësisë ndaj tokës.?
Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, si dhe prefekti Eduart Ndreca u shprehen se figura si At Gjergj Fishta nuk duhen harruar asnjëherë.
Fran Frrokaj: ?Nuk ka një fushë të jetës për të cilën Fishta të mos ketë bërë himne për ta.?
Eduart Ndreca: ?Fishta ishte një figurë jo që duhet kujtuar por që nuk duhet harruar kurrë, asnjë sekond, asnjë ditë. Kemi detyrimin moral, njerëzor, mbi të gjitha patriotik që ta kujtojmë.?
Për më shumë lexoni nëhttp://www.oranews.tv/vendi/lezhe-perkujtohet-146-vjetori-i-lindjes-se-at-gjergj-fishtes/