Ora News – Kujdesi paliativ, buxheti nuk mjafton për mbulimin e nevojave

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë rreth 1100 pacientë të cilët vuajnë nga semundje të pashërueshme e ndodhen në fund të jetës që i nënshtrohen kujdesit paliativ. Buxheti i akorduar për këtë shërbim është 25 milionë euro por për opozitën dhe organizatat që operojnë në këtë sektor është i pamjaftueshëm. Problematikat u paraqiten në mbledhjen e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ku zv/ministrja Mira Rakacolli tha se kujdesi paliativ i shtrirë edhe në spitalet rajonale mbulon gjithë nevojat.
Pavarësisht debatit të fortë mbi çështjen e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, mazhoranca dhe opozita duket se bashkohen në një pikë, atë të kujdesit paliativ.
Në komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë deputetët kërkuan një kujdes më të shtuar ndaj këtij shërbimi që ofrohet për personat e prekur nga sëmundje të pashërueshme e që ndodhen në fund të jetës. Ata apeluan për më shumë buxhet e burime njerëzore.
? Në gjithë këto vite nuk kemi pasur asnjë lek mbështetje nga shteti. Në QSUT është e nevojshme edhe hapja ndoshta në spitalin Onkologjik apo diku tjetër, e një reparti siç janë bërë në spitalet rajonale që të jetë për kujdesin paliativ, me shtretër?.
Oriola Pampuri: Në qendër nuk ka serume për shkak të buxhetit që nuk e mbulon dhe të sëmurëve që janë në numër të madh. Unë doja dy gjëra prej jush, atë që tha doktor Prifti e cila është mëse e nevojshme dhe e dyta rritja e buxhetit për këtë kategori të sëmurësh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/kujdesi-paliativ-buxheti-nuk-mjafton-per-mbulimin-e-nevojave/