Ora News – Siguria ushqimore, Peleshi: E pranojmë duke u skuqur që kemi dështuar

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ka thënë hapur se Shqipëria ka dështuar në standartet e sigurisë ushqimore.
Gjatë inspektimit të një thertoreje në Elbasan, Niko Peleshi, tha se në këtë aspekt vendi ynë është edhe pas Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Peleshi: Duhet ta pranojmë, duke u skuqur, për hir të së vërtetës, se ne kemi dështuar, krahasuar edhe me vendet përreth, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe padyshim me çdo vend të BE-së ku sistemi i sigurisë ushqimore, zinxhiri i kontrollit është i ngritur nga ferma në tavolinë.
Mungesa e standardeve, theksoi Ministri, ka bërë që Shqipëria të mos mund të eksportojë produkte shtazore në asnjë vend të botës, ndërsa masat e marra do të rekuperojnë sa më shpejt të jetë e mundur kohën e humbur.
Peleshi: Ambicia jonë është që brenda pak viteve, mundësisht brenda gjysmës së parë të këtij mandati, ne të arrijmë të drejtën e eksportit të produkteve shtazore Që të arrijmë të drejtën e eksportit të produkteve shtazore, drejt BE-së duhet të plotësojmë kërkesat, pra të ngremë sistemin e sigurisë ushqimore. Përsa i përket mishit, nëse ne do të lejojmë therje të mishit në rrugë apo në pika të palicensuara, as që bëhet fjalë të pretendojmë hapësirë në tregun europian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/siguria-ushqimore-peleshi-e-pranojme-duke-u-skuqur-qe-kemi-deshtuar/