Report TV - Mbeturinat pushtojnë zonën e mbrojtur të bregut të lumit Vjosë

2018-05-04 0

Mbetjet e shumta urbane kanë shkaktuar probleme të shumta në fshatin Mifol në Novoselë të Vlorës. Mbetjet jo vetëm që hidhen në anë të lumit Vjosë, por edhe digjen duke shkaktuar kontaminim të gjithë zonës.
Përdorimi i kësaj zone nga bizneset për hedhjen e mbetjeve të ndryshme e ka rënduar së tepërmi situatën e ndotjes. Ajo që është më shqetësuese është fakti se mbeturinat hidhen në një zonë të mbrojtur siç është bregu i lumit Vjosë.

Fenomeni i ndotjes së këtij lumi është evidentuar edhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, drejtoresha e këtij institucioni shprehet se problem i ndotjes i ka kaluar organeve kompetente, por deri tani nuk është marrë asnjë masë dhe hedhja e mbeturinave vijon rrisë hapësirën gjeografike të ndotjes në këtë zonë

?Problemi i mbetjeve fillon që nga ku buron Vjosa deri në grykëderdhje. Grykëderdhja është pjesa që e vuan më së shumti pasi është pjesa ku grumbullohen të gjithë mbetjet e marra nga të gjithë fshatrat në vijën e lumit. Është një problem real që ne e kemi evidentuar dhe kemi njoftuar edhe institucionet përgjegjëse.?, tha Lorela Laza,j drejtoresha e zonave te mbrojtura

Sa here Vjosa del nga shtrati pirgje te tera mbetjesh derdhen në det. Më herët është denoncuar edhe nga banore pasi rezervuaret e ujit te pijshëm janë në nivel më poshtë nga vendi ku hidhen plehrat, çka rrezikon edhe ndotjen e ujit te pijshëm. Report tv do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të kësaj situate deri në zgjidhjen e problematikës së krijuar.