Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme lënien terësisht në harresë të kalasë së Skëndërbeut në Kepin e Rodonit. Monumenti i Kulturës numëron dhjetra vizitorë e turistë në ditë por problem mbetet ndotja, mbetje urbane nga më të ndryshmet te hedhura kudo.
Më datë 30 gusht përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama, njoftoi se qeveria e re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallte vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.Mes rreshtave të këtij statusi ai shkruan:
?Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare. Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të vitit mbarëkombëtar të SKënderbeut, është mëse i mirëpritur? .
Në 28 nëntor është 105 vjetori i shpalljes së pavarësisë, 17 janar kremtohet 550 vjetori i vdekjes se Heroit tonë Kombëtar dhe 10 qershori që përkon me 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Një muaj pas publikimit të këtij statusi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Ramush Haradinaj, prezantuan dhe ngritjen e komisionit shtetëror të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Përveç emrit dhe bëmave të tij, Heroi ynë Kombëtar ka lënë pas dhe kala të ndërtuara në kohën e tij, që sot janë kthyer në Monumente Kulture.
Një prej tyre është edhe Kalaja e Skënderbeut e vendosur në Kepin e Rodonit. Kjo kështjellë filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450.
Përfundimi i saj mendohet të jetë bërë rreth vitit 1452. Sot janë mbetjet ato që kanë pushtuar këtë kala. Aty është vendi ku të vjen turp ta quash vetën pasardhës i Skënderbeut.
Ky Monument Kulture duket tërësisht i lënë në harresë. As mirëmbajtje, as pastrim, as kosha mbeturinash, asgjë. Vetëm pisllëk dhe dhjetra, qindra turistë, vendas dhe të huaj që e vizitojnë çdo ditë.
Meqenëse Rama kërkoi sugjerime apo ide për vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut, BOOM ka një sugjerim për Kryeministrin: Të vërë dorë mbi këtë Monument Kulture, mbi kalanë e Skënderbeut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-shpetoni-kalane-e-skenderbeut-nga-plehrat/