Gjykata e Tiranës caktoi një tjetër masë sigurie ndaj Nezar Seitit me 20 ditë burg. Gjatë kësaj kohe autoritetet duhet të sjellin dosjen nga Italia me qëllim ekstradimin e tij.
Gjykata vendosi 20 ditë afat, nga 40 ditë që është maksimali në dispozicion të Prokurorisë për të sjellë gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do të mundësonte ekstradimin e tij drejt Italisë.
Masa e sotme është vetëm për qëllim ekstradimi, ndërsa ajo e së dielës e cila ishte po 20 ditë është për hetimet në Shqipëri. I arrestuari Nezar Seiti akuzohet si anëtari i grupit Habilaj.