Tahiri: Ja dokumenti italian qe nxjerr bllof prokurorine shqiptare

2018-05-04 1

Pak orë përpara se parlamenti te votojë 2 raportet e Këshillit te Imuniteteve dhe Mandateve mbi kërkesën e prokurorisë që kërkon autorizimin për arrestimin e tij, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi një përgjigje të Prokurorisë së Katanias, në të cilën shkruhet se ai nuk është nën hetim në Itali si pjesë e dosjes Habilaj. Për Saimir Tahirin, ky dokument nxjerr bllof Prokurorinë shqiptare.

?Unë tashmë jam një qytetar pa asnjë lloj pushtet dhe si i tillë, brenda 48-orëve me një kërkesë farë të thjeshtë, unë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias, ky dokument mban datën 23 tetor dhe thotë ?ju komunikojmë se përsa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri, i lindur në Shqipëri në tetor 1979, nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë, të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga Prokuroria e Katanias. Pra Prokuroria e Katanias që ka hetuar katër vjet këtë grupin kriminal, në të cilin sipas prokurorisë bëj pjesë unë, nuk ka gjetur asnjëherë, në asnjë moment dhe në asnjë çast një lidhje të vetme, qoftë edhe të largët me mua, të denjë për të nisur një hetim penal apo procedim, ndaj meje. E kur është kështu, siç thotë Prokuroria e Katanias, si ka mundësi që Prokuroria jonë brenda 48 orëve, me letra të bëra publike në media, kërkoi dhe kërkon arrestimin tim??
Tahiri është i bindur se përfshirja e emrit në rrjetin e trafikut te drogës është pjesë e një plani pas te cilit thotë se fshihet një bandë e sofistikuar.

?Ku hyn lufta kundër krimit e kundër drogës që kam dëgjuar të përbetohet çdolloj race politike, Luli e Monika më të parët si kukullat e shefave të tyre. Ku hyj unë në të gjithë këtë?

Por ju siguroj se cilado bandë kriminelësh qoftë, jo më kjo për të cilën flasim, ngjan tërësisht amatore krahasuar me bandën që ka gatuar këtë histori, duke hedhur nga zyra partie e redaksi lajmesh bomba për publikun, fijet e së cilave lëvizin ende sot dhe kanë lëvizur institucione të tëra. Betohen para ligjit, por në fakt llogari japin para pushtetit politik.?

Tahiri thotë se do të bëjë luftën e tij pavarësisht vendimit të marrë një ditë më parë nga grupi parlamentar që e largoi nga radhët e veta, deri sa të dëshmojë pafajësinë.

?Mua Me Partinë Socialiste me bashkojnë ca vlera, prej të cilave nuk më përjashton dot njeri.?

Pas publikimit të këtij dokumenti, Sajmir Tahiri dhe 2 avokatet e tij i kërkuan Prokurorisë së Krimeve te Renda të thirret sa më shpejt për të dhënë deklarimet./Tv Klan

Free Traffic Exchange