Skema lehtesuese per ndertimin e paneleve diellore

2018-05-04 1

Afërsisht 100% e energjisë që prodhohet në Shqipëri ka bazë hidrike. Për të ulur varësinë që vendi ka nga burimet ujore, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur një plan, i cili do të stimulojë impiantet diellore dhe e erës.

?Për Shqipërinë kjo është e domosdoshme edhe për faktin sepse është një vend që është i varur 100 % nga energjia ujore, sa e mirë mund të duket kjo aq edhe problematike kthehet në vitet jashtëzakonisht të vështira për prodhimin e energjisë elektrike për shkak të prurjeve të ulëta.?

Kërkesat për ndërtimin e këtyre impianteve janë gjithnjë në rritje, kjo pasi edhe çmimi që është miratuar për blerjen e energjisë nga burimet e diellit është 100 euro për megavat orë dhe 75 euro për energjinë diellore.

Energjia që do të prodhohet nga këto panele do të blihet nga kompania OSHEE, ndërsa në plan është shfrytëzimi i tokave jobujqësore të cilat aktualisht nuk shfrytëzohen nga askush.

/Tv Klan

Free Traffic Exchange