PS kundër arrestimit të Tahirit: S’do na e falte as historia as ndërgjegjja jonë

2018-05-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Publikohet raporti rekomandues i maxhorancës lidhur me autorizimin e prokurorisë për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri.
Në raportin prej 23 faqesh shkruhet se fletë arresti ka motiv politik dhe deputetët që kanë firmosur thonë se nuk do ia falë historia dhe as vetja e tyre në të ardhmen dhe as ndërgjegjja e tyre nëse do firmosnin pro arrestimit.
Raporti është firmosur nga deputetët Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Bledar Çuçi, Klotilda Bushka dhe Gramoz Ruçi
Kuvendi ka detyrim të respektojë standardin kushtetues të të drejtave të njeriut si të drejta themelore të pakundërshtueshme. jo vetëm për deputetin por për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, ku e drejta e lirisë është një e drejtë e cila nuk mund të cënohet me fjalë, llafe apo dyshime të pabazuara në dokumente, në prova, në fakte të cilat i krijojnë bindjen gjithsecilit se ka një të vërtetë që nuk mundet ta shkelim.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-kunder-arrestimit-te-tahirit-sdo-na-e-falte-ndergjegja-jone/

Free Traffic Exchange