http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per Partine Demokratike letra qe tregoi para medias ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri nuk ka asnjë vlere. Deputeti demokrat Enkeljed Alibeaj sqaroi se prokuroria e Katanias heton dhe arreston personat qe kane kryer aktivitet kriminal ne territorin Italian.
?Letra që nxori sot Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit por për askënd tjetër. Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata janë kapur duke e kryer aktivitetin kriminal në territorin e tyre, në Itali. Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës. Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.?
Sipas PD kryeministri Edi Rama është ai qe po pengon drejtësinë e per me tepër po sulmon organin e akuzës.
?Një sulm frontal, të paprinciptë, dhe shantazhe të njëpasnjëshme, ku dallon këtu kërcënimi ndaj dëshmitarit që ka prokuroria e krimeve të rënda, për lidhjen e Tahirit me Habilajt. Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës.?
Sipas PD, te mërkurën ne parlament është prova kush force politike është me drejtësinë, e kush do te marre krimin ne mbrojtje.