Ministri i Brendshëm, në konferencën e ministrave të Brendshëm të rajonit, në Itali. Miratohet propozimi i ministrit Xhafaj për ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mori pjesë në Trieste, Itali, në konferencën përmbyllëse të projektit IPA 2013, ?Lufta kundër Krimit të Organizuar, Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Drejtësi Penale, në Ballkanin Perëndimor?.
Në këtë takim morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive. Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rritet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar.