Nesër Kuvendi do të vendosë për kërkesën e prokurorisë, ndërsa Saimir Tahiri u shpreh se nëse ka deputetë, madje edhe nga PS që mendojnë se duhet të arrestohet, le të votojnë.
?Jam i gatshëm që të hetohem, nuk i kërkoj asnjë nder ndokujt nëse ka deputetë që mendojnë që duhet të arrestohem, përfshirë edhe të PS i ftoj të votojnë që të arrestohem.
Mua me PS më ka bashkuar vetëm e vërteta për ta bërë këtë vend më të mirë. Unë dua të përballem me të gjithë me kokën lart, në rrugë dhe në politikë.
Jam gati të përballem me cdo pasojë. Deputetët e PS jam super i bindur që do të mbrojnë qëndrimin për të vërtetën. Nëse mendojnë se kjo nuk ka lidhje me të vërtetën le të votojnë, unë do të shkojë në burg? deklaroi ai.